Në “Allianz Arena”, u luajt sfida e parë për çerekfinalet e Champions League, mes Bayern-it dhe Inter-it. Bavarezët vinin me shumë mungesa në këtë takim për shkak dëmtimesh. Në minutën e 25-të, Harry Kane pati shansin e artë të zhbllokonte rezultatin.
Pas një pasimi të artë të marrë nga francezi Michael Olise, Kane si rrallëherë gabon nga një pozicion që duhej të ishte gol i sigurt. Anglezi nuk iu beson dot syve me rastin që humbi. SHIKORASTIN
Në minutën e 37-të, Interi zhbllokon rezultatin pas një super aksioni, të finalizuar me shumë sukses. Carlos Agusto pason brenda në zonë, Thuram asiston me finte për Lautaron, argjentinasi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Festë e madhe tek zikaltrit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për zikaltrit.
Goli i barazimit do të vinte në minutën e 84-të, Kimmich kroson në zonë, Laimer asiston bukur dhe Muller dërgon topin në rrjetë. 35-vjeçari i futur si zëvendësues në vendin e Sane, tregon që ende nuk e ka mbyllur me bavarezët dhe ndoshta nuk e meritonte largimin që i kanë konfirmuar për në fund të sezonit. SHIKOGOLIN
Gjithsesi, Inter nuk u dorëzua dhe pas një kundërsulmi të shpejtë gjeti golin e avantazhit në minutën e 88-të. Carlos Agusto, i cili sot ka bërë një ndeshje të madhe, asiston në zonë dhe Frattesi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Rezultati përfundimtar, Bayern-Inter 1-2. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “San Siro”.