Fund i çmendur në derbin e kryeqytetit. Tirana barazoi shifrat ndaj Partizanit, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Air Albania”.

Në minutën e 90-të, ishte Florent Hasani, i cili i vetëm në zonë, gjuan bukur dhe barazon shifrat. Megjithatë barazimi zgjati vetëm 1 minutë, pasi Mensah riktheu avantazhin për të kuqtë, duke shenuar per 2-1.

Ky duel ishte i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores, teksa u shty për mbrëmjen e sotme. Me këtë triumf Partizani u ngjit në vendin e dytë me 14 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërkohë që Tirana mban vendin e katërt me 13 pikë, dhe 1 pikë më pak se Partizani.

Vlen të theksohet fakti se renditja kryesohet nga Egnatia, ndërkohë që në vend të fundit ndodhet Kukësi me pikë të barabarta me Dinamon.


PARTIZANI 2-1 TIRANA

(Maguette 78′ Mensah 92’/ Hasani 91′)