Merkatoja e verës është mbyllur zyrtarisht në orën 00:00, por fundi ka qenë një çmenduri e vërtetë.
Barcelona ka nënshkruar në momentin e fundit me sulmuesin holandez të Sevijës, Luk De Jong. Ishte një operacion mjaft i komplikuar që u zhbllokua vetëm pasi Grizman kompletoi rikthimin tek Atletiko Madrid.
Sulmuesi francez u rikthye nën urdhrat e Simeones pas dy vitesh tek Barça, ku pjesën më të madhe qëndroi në hije.
Ndërkohë, mesfushori Saul Niguez është transferuar zyrtarisht tek skuadra e Çelsit në Angli. Ishte pikërisht ky operacion që po mbante peng transferimin e dy futbollistëve të tjerë Grizman e De Jong, por në momentin e fundit La Liga ka dhënë “Ok” dukë federuar lojtarët.
Ndërkohë PSG-ja ka bërë një tjetër goditje duke afruar talentin portugez Nuno Mendesh nga skuadra e Sportingut të Lisbonës.
Një goditje dhe për Igli Taren tek Lacio që afron në minutat e fundit Matia Zaganin nga Verona. Ndërsa Moise Kin i larguar nga Everton drejt Juventusit, është zëvendësuar nga sulmuesi venezuelian, Rondon.