Klubi i Futbollit Vllaznia ka kaluar jo pak peripeci edhe këtë sezon por fundjavë si kjo e fundit vështirë të ketë kaluar më parë.
Të katër ekipet e tij kanë qenë në garë duke zhvilluar ndeshjet e rradhës për kampionat.
Interesant është fakti se të katër ekipet i kanë fituar ndeshjet e tyre. Madje tre prej këtyre ekipeve kanë fituar me të njëjtin rezultat, 2-0.
Ndërkohë që prishi “rregullin” e fitoreve me këto shifra ekipi U-19, sepse ka fituar edhe më thellë, plot 5-0 ndaj kundërshtarit të vet.
Padyshim që të gjithë shpresojmë që një ecuri e tillë të vazhdojë edhe në javët e ardhshme sepse Vllaznisë “i shkon për shtat” një bilanc i tillë:
E shtunë, Superliga, Lushnja- Vllaznia 0-2
E shtunë, Kategoria 1, Vllaznia B- Besëlidhja 2-0
E dielë, Kampionati U-17, Vllaznia- Akademia 2-0
E dielë, Kampionati U-19, Vllaznia- Akademia 5-0
Bilanci: 4 ndeshje, 4 fitore, 0 barazime, 0 humbje. Golaverazhi: 11-0.
© shkodrasport.com