Nga Endri ÇINARI
Fundjava që lamë pas ka qenë shumë pozitive për disa nga futbollistët shkodranë anë e mbanë Europës. Duke nisur që nga Superliga shqiptare, ku Elmando Gjini i dhuroi fitoren Teutës. Shkodrani i mbrojtjes durrsake ishte autori i golit për shifrat 0-1 kundër Skënderbeut. Një 3 pikësh jashtëzakonisht i nevojshëm për “djemtë e detit”.
Edhe në Kategorinë e Parë shkodranët kanë qenë protagonistë. Denis Pjeshka me gol dhe Paulo Pjeshka me asist kanë qenë vendimtar në fitoren 2-3 të Flamurtarit ndaj Vorës. E ndërsa në po të njëjtën kategori kanë siguruar ngjitjen në Superiore, Karakaçi dhe Hasani me AF Elbasanin dhe Trumçi me Bylis. Një tjetër shkodran që luan në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut ishte protagonist dje.
Erald Çinari dhuroi 2 asist në fitoren 6-1 të Shkëndijës kundër Sileks. Jashtë kufinjëve shqiptarë protagonist ka qenë Belajdi Pusi në Azerbajxhan, ku goli i tij në minutën e 95-të i dha fitoren në shifrat 1-2 Turan ndaj Gabalas. Në Bundesliga të Gjermanisë prej disa javësh shkëlqen Brajan Gruda.
Mëngjërashi gjeti golin e rradhës në fitoren 4-1 të Mainz ndaj Hoffenheim. Duke u konfirmuar si një nga lojtarët më në formë të skuadrës bardhekuqe që po lufton për mbijetesë në ligën më të lartë të futbollit gjerman./www.shkodrasport.com/