Sot pasdite ne stadiumin “Loro Boriçi” eshte luajtur ndeshja miqesore ne mes Vllaznise dhe Apolonine dhe perpos rezultatit te barabarte pa gola, ajo qe ra ne sy eshte edhe gjendja jo e mire e fushes se ketij stadiumi.

Me te drejte tifozet dhe te gjithe ata qe e kane ndjekur kete ndeshje, jane ndalur tek ky fakt, dikush duke kritikuar punonjesit qe nuk e kane lagur aq sa duhet ate dhe prandaj ka shkuar drejt tharjes e te tjere qe fajesojne cilesine e barit qe eshte mbjelle.

Ne fakt, e verteta eshte qe arsyeja eshte kjo e fundit. Qe prej shtrimit te ketij tapeti, specialistet e fushes kane lene detyra qe perveç mirembajtjes, duhet edhe mbjellja e barit te ri çdo shtator. Keshtu ka ndodhur çdo vit dhe keshtu do te ndodhe edhe kete here.

Dhe nga sa mesohet, keshtu do te ndodhe edhe ne ditet ne vijim. Drejtuesit e klubit Vllaznia kane bere kerkesen ne Bashki dhe brenda pak ditesh do te kryhet ky proces. Çka do te thote se per 2-3 jave ne kete stadium nuk do mundet me te luhen ndeshje, qofshin ato miqesore apo zyrtare.

Vllaznia dhe gjithe ekipet e tjera te Superliges per momentin kane bojkotuar kampionatin dhe ende nuk dihet kur do te nise ai, keshtu qe drejtuesit e saj po shpresojne qe te mos e humbasin ndeshjen e pare zyrtare, ate me Apolonine./SHKODRA-SPORT.COM/