Gjendja e fushës së stadiumit “Loro Boriçi” tashmë duket çdo ditë e më e mirë dhe zhvillimi i ndeshjes ndaj Bylisit në të, nuk duket se do të përbëjë ndonjë problem.

Fotot e këtij shkrimi janë bërë ditën e sotme dhe siç e shikoni gjendja e tij duket e mirë. Nga sa mësohet, nesër pritet që të bëhet korrja e tij dhe në këtë mënyrë fusha do të jetë e gatshme për të pritur ndeshjen pasditen e së hënës.

I gjithë ky merak për fushën nga ana e Federatës ka të bëjë me faktin se në “Loro Boriçi” do të luhet më datë 15 nëntor ndeshja e kombëtares së 21 vjeçarëve të Shqipërisë me atë të Anglisë.

Dhe sipas kontratës së firmosur nga FSHF me Bashkinë Shkodër në momentin e ndërtimit të stadiumit, ka qenë e parashikuar që për ndeshjet e ekipeve kombëtare, ky impiant sportiv duhet të jetë në gjendje optimale.Prandaj dhe është bërë investimi në mbjelljen e barit të ri, procedurë kjo e zakonshme që zhvillohet çdo muaj tetor.
© shkodrasport.com