Valter Fushaj e cilë son rënien e Vllaznisë nga Superiorja si diçka të pritshme.

Ish-presidenti që ka sjellë trofe në Shkodër, dje, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mundohet të hedhë dritë mbi situatën në klubin shkodran dhe dramën e rrëzimit nga elita.

Fushaj ka për të gjithë, nga kryebashkiakët, tek administratorët, trajneri dhe deri te lojtarët, teksa 70 % të tyre i quan të papërgjegjshëm.

“Jam gati të marr një Vllazni pa borxhe dhe me standarde normale”, është premtimi i ish-presidentit Fushaj.

Zoti Fushaj, Vllaznia u rrëzua nga kategoria. Ishte diçka e pritshme për ju, apo shpresonit se në fund ekipi do ia dilte?

Së pari, për mua personalisht keqardhja është shumë e madhe. Mirëpo, e vërteta është se kjo Vllazni u bë gjashtë vite që po kalon këtë situatë.

Pra, çdo sezon që mbyllej, sërish ankthi ishte i pranishëm. Thoshim hë se shpëtuam edhe këtë vit.

Por, me këtë formë menaxhimi, një ditë do të vinte edhe ky rrëzim, edhe pse për Shkodrën si qytet rënia e Vllaznisë është dramë e madhe.

Gjithsesi, për mua rrëzimi nga kategoria nuk ka qenë diçka e papritur. Edhe sikur të shpëtonte këtë sezon, prapë në tjetrin problemet do të vazhdonin.

-Kush jane fajtoret sipas jush per kete situate te krijuar?

-Te gjithe, qe nga drejtuesit dhe deri tek futbollistet dhe trajneret. Tek Vllaznia ka patur lojtare te papergjegjshem te cilet nuk kane dhene maksimumin e tyre. Po ashtu, edhe trajneri Gjoka duhej te ishte larguar me pare.