Pas marrjes së Marsela Djegsinës, tek ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë ka një tjetër rikthim të rëndësishëm.

Ditët e fundit me pjesën tjetër të vajzave, është bashkuar edhe sulmuesja Ambra Gjergji.

Ajo ka qenë e huazuar për pjesën e parë të sezonit tek skuadra kampione e Kosovës- Hajvalia.

Por tashmë, drejtuesit e të dy klubeve kanë rënë dakord që lojtarja të kthehet sërish në Shkodër.

Në këtë mënyrë, trajneri Nikolin Leka nuk ka “firo” në skuadër. Janë larguar Jashari e Proto (e huazuar tek Skënderbeu) dhe kanë ardhur Djegsina e Gjergji.

Objektivi i Vllaznisë padyshim që është fitorja e titullit kampion dhe e Kupës së Shqipërisë edhe për këtë sezon.
www.shkodrasport.com

                                  Megi Doçi dhe Ambra Gjergji