Ekipi i Kukësit në futboll për femra ka humbur me rezultatin e thellë 0-6 ndaj kundërshtareve të Partizanit. Ndeshja është zhvilluar në Barbullush dhe kanë qenë futbollistet mike, që kanë marrë një fitore mjaft të vlefshme për vazhdimësinë e tyre në kampionat.

Vajzat e Kukësit në asnjë çast nuk kanë arritur të përballojnë presionin e kundërshtareve, të cilat duke qenë superiore arritën një fitore të thellë me rezultatin 0-6, teksa pesë gola u shënuan që në pjesën e parë, ndërsa goli i fundit i ndeshjes u realizua në pjesën e dytë.

Kështu, ekipi i Kukësit në futboll për femra, i drejtuar nga Paula Jaku, vazhdon të jetë në kuotën e gjashtë pikëve, pas dy fitoreve të vetme të arritura deri më tani. Ndeshjen e rradhës, Kukësi do ta luajë po në Barbullush ndaj Kinostudios. /Maringlen ZHIVANI/

Futboll femra: Kukësi-Partizani 0-6

Formacioni i Kukësit (4-4-2): Palali, Prendi, Rrypaj, Kola, Muçejani, Rrotaj, Ndoci, Gjergji, Smajli, Jaku, Vasa Tr: Paula Jaku