Skuadra e Kukesit (Murlanit) ne futboll per femra ka pesuar nje humbje shume te thelle ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur sot ne Durres ndaj Teutes me rezultatin 1-10.
Durrsaket kane dominuar ne te gjitha drejtimet dhe nuk kane hasur aspak ne rezistence nga vajzat shkodrane dhe si rrjedhoje kane arritur te shenojne 10 gola njeri pas tjetrit ne porten e mbrojtur nga Armela Rraboshta.
Malaj ka qene e para qe ka shenuar dy gola e pas saj do te shenonin edhe Kallabaqi, Dida, Kryemadhi (2), Qerimi, Bushi, Kananaj dhe Puca, ndersa golin e vetem per ekipin e Kukesit e ka shenuar sulmuesja dhe kapitenia e ketij ekipit Rosela Vasa.
Pas javes se 12-te te kampionatit, Kukesit ka 0 pike ne tabelen e renditjes dhe ndodhet ne vendin e nente. Kuptohet shume larg pritshmerive por ndryshimet e shumta qe ka pesuar kjo skuader, ka bere qe ajo thjesht te vazhdoje te respektoje kampionatin deri ne fund.
Neser do te luhen ndeshjet e tjera te vlefshme per javen e 12-te te kampionatit te futbollit te femrave sipas kalendarit te meposhtem: Partizani- Skenderbeu, Lushnja- Vllaznia, Tirana- Apolonia dhe Laçi (Atletik)- Kinostudio./SHKODRA-SPORT.COM/