Java e peste e “Abissnet Superiore Femra” eshte mbyllur sot me ndeshjen qe eshte luajtur ne Lushnje ne mes skuadres vendase dhe asaj te Laçit (Atletik). Kjo e fundit nuk e ka diskutuar per asnje moment fitoren dhe si rrjedhoje ne fund te 90 minutave eshte sigluar rezultati i thelle 8-0 ne favorin e saj.
Ka qene futbollistja Leoselda Stalaj ajo qe do te zhbllokonte e para rezultatin qe ne minuten e 5-te dhe po kjo futbolliste do te shenonte edhe dy gola te tjere gjate pjeses se dyte duke plotesuar tripleten e saj dhe duke kontribuar ne fitoren e thelle te ekipit shkodran qe perfaqeson per te dytin sezon Laçin ne kampionat.
Golat e tjere mbajne firmen e Erilda Kurbasha, Armela Reshitit, Klevisa Ndocit, ndersa dy gola ka shenuar ne kete perballje edhe sulmuesja e talentuar Rosela Vasa.
Ne kete menyre, i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin e thelle 8-0 ne favor te Laçit (Atletik). Kjo eshte fitoja e dyte ne kampionat per te dhe eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve teksa mban edhe vendin e gjashte ne renditjes. Kujtojme se skuadra shkodrane ka edhe nje ndeshje me pak te luajtur, ate ndaj Skenderbeut./SHKODRA-SPORT.COM/
LUSHNJA- LAÇI (ATLETIK) 0-8
Golat: Stalaj (3), Vasa (2), Kurbasha, Reshiti, Ndoci