Do të luhen këtë fundjavë 4 prej ndeshjeve të javës së 5-të në kampionatin e femrave. Tre prej sfidave janë planifikuar të shtunën, një të dielën ndërsa ndeshja përmbyllëse e javës, Gramshi– Apolonia do të luhet të mërkurën e 13 nëntorit në ora 14:00.

Kinostudio – Teuta do të hapë javën e 5-të të kampionatit. Ndeshja do të zhvillohet në QSK Kamëz në ora 10:00. Në ora 11:00 është programuar sfida Lushnja – Laçi, ndërsa në kompleksin “Halili” do të luhet ndeshja klasike Tirana – Vllaznia. Ky takim është planifikuar të luhet në ora 15:30.

Shkodranet janë favorite absolute për ta fituar edhe këtë ndeshje, për më tepër që ekipi bardheblu këtë sezon është dobësuar së tepërmi dhe nuk ka pretendime. Të dielën do të zhvillohet ndeshja tjetër e javës mes Egnatias dhe Partizanit, në ora 13:00.

Java e 5-të e kampionatit të femrave:

Kinostudio – Teuta, e shtunë, ora 10:00

Lushnja – Laçi, e shtunë, ora 11:00

Tirana – Vllaznia, e shtunë, ora 15:30

Egnatia – Partizani, e diel, ora 13:00

Gramshi – Apolonia, e mërkurë, ora 14:00