shtë përmbyllur me sukses turneu “UEFA Women’s U-17 Championship” për Grupin B4, që u mirëprit dhe u organizua nga FSHF. Në këtë turne morën pjesë kombëtare e vajzave të Shqipërisë, Uellsit, Ishujve Faroe dhe Kazakistanit, ndërsa ndeshjet u luajtën në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria e vajzave U-17 zhvilloi edhe takimin e fundit në grup ndaj Kazakistanit. Ndeshja u luajt në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi me fitoren 1-0 të vajzave kuqezi, falë golit të Klevisa Ndocit në minutën e 50-të.

Trajneri Agustin Kola e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kazakistanit: Amelia Mone (GK), Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Angela Nika, Stela Vata, Xhesika Ndoj, Tiana Gjonaj, Klesta Ago (C), Klevisa Ndoci, Erika Nushi, Emma Xhumaqi.

Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë që u hodh në sulm që në fillim për të gjetur golin. Në minutën e 13-të Ndoci pati një rast të mirë shënimi por u ndal nga portierja. Ndërsa në fundin e pjesës së parë një rast të artë shënimi pati edhe Ndoj por nuk ja doli mbanë ta zhbllokonte takimin.

Fraksioni i dytë nisi njëjtë si i pari me vajzat kuqezi në kërkim të golit. Në minutën e 50-të ka qene futbollistja shkodrane e formuar si sportiste tek “Juban Danja” dhe qe tashme perfaqeson Laçin- Klevisa Ndoci ajo e cila realizoi për Shqipërinë, pas një aksioni të bukur që u finalizua me gol pas një goditjeje nga brenda zonës. Deri në fund Shqipëria administroi rezultatin dhe siguroi fitoren e parë në këto kualifikuese.

Ne kete menyre gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0 ne favor te Shqiperia U17 e cila merr fitoren e vetme ne keto ndeshje, fitore e cila erdhi nga kembet e nje futbollisteje shkodrane.