Tirana AS ka fituar sot Kupen e Pavarësise se Kosoves, qe eshte luajtur ne Gjilan.
Vajzat kryeqytetase kane mundur ne finale pas penalltive dhe shteses Kosoven e Prishtine 5 me 4. Loja rregullt pat përfunduar ne barazim te bardhe, kur te dyja skuadrat kane patur te pakten nga 3 mundesi te mira per ta zgjidhur finalen.
Penalltia e fundit eshte realizuar nga Anisa Kotarja, duke i dhene qendermbrojteses atributin e golit te arte. Por merite ka patur dhe portieria Anjeza Popa ne pritjen e disa penalltive, ne te dy raundet.
Ekipi vendas i Gjilanit u rendit i treti, pas penalltive ndaj mikeshave nga Tetova. TIRANA AS luajtur finalen me kete formacion: Dizdari (Popa), Beqiraga, Kotarja, Kolgjini (Fucia), Aliaj, Mema, Koldashi, Vishkulli, Leba, Kodra, Muho (Banushi).
Turneu mbarekombetar u zhvillua nen kujdesin e kryetarit te Gjilanit, Lutfi Haziri