Pas fitores me ekipin e te rriturave, edhe Vllaznia U17 per femra ka arritur te triumfoje ndaj ekipit te Tiranes ne ndeshjen e rradhes per kampionatin e kesaj grupmoshe, ndeshje kjo e luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Por ndryshe nga te rriturat, vajzave te drejtuara nga trajnerja Paula Jaku i ka mjaftuar vetem nje gol per ta fituar kete ndeshje dhe per te vijuar me kryesimin e renditjes se kampionatit pas javes se shtate te tij.
Fatin e ndeshjes e ka vendosur nje 11-metersh i kthyer ne gol nga futbollistja Herta Hasaj ne minuten e 72-te. Megjithate rastet e tjera nuk kane munguar pavaresisht se nuk jane konkretizuar dot. Ne kete menyre gjithçka eshte mbyllur me rezultatin e ngushte 1-0 ne favor te Vllaznia U17.
Ekipi shkodran ka tashme 10 pike dhe kryeson renditjen me pike te barabarta me Kinostudion, por Vllaznia ka nje ndeshje me pak te luajtur dhe sigurisht qe objektivi i saj eshte mbrojtja e titullit kampion edhe kete sezon.
VLLAZNIA U17- TIRANA U17 1-0
Vllaznia U17: Haxhija, Ndoci, Guri, Lorja, Ara, Faslija, Hasaj, Cungu, Hoxha, Mataj, Hardhija. Trajnere: Paula Jaku. U aktivizuan edhe Reshiti, Ileri e Hila.