Vllaznia e futbollit te femrave ka fituar me rezultatin e thelle 8-0 ndaj Teutes ne ndeshjen e vlefshme per javen e dyte te fazes se dyte te kampionatit, e cila eshte luajtur mesditen e sotme ne Durres.

Vajzat kuqeblu nuk e kane vene per asnje moment ne dyshim fitoren e kesaj ndeshje. Ato e kane zhbllokuar shume shpejt rezultatin duke shenuar golin e pare me ane te mesfushores Arlinda Kodra ne minuten e 8-te dhe me pas ka ardhur nje mori golash te tjere.

I dyti mban firmen e mbrojteses Matilda Gjergji, nderkohe qe gjate 45 minuteshit te pare do te kishte vend edhe per dy gola te futbollistes Luçije Gjini, nje te Jehona Cokes dhe nje tjeter i japonezes Risa Yamada.

Ne pjesen e dyte nderkohe kane shenuar serish edhe nga nje gol tjeter Gjergji dhe Yamada duke rregjistruar ne kete menyre fitoren e thelle 8-0 me te cilen Vllaznia ngjitet ne kuoten e 30 pikeve pas 11 javesh kampionat./www.shkodrasport.com/