Vllaznia e femrave ka lene pas humbjen e javes se kaluar me Gramshin dhe sot eshte rikthyer tek fitorja. Nje sfide pergjithesisht e lehte ndaj ekipit te Lushnjes ne transferte, e cila ka sjelle edhe fitoren me shifra te thella te vajzave kuqeblu, 23-0.

Ka spikatur ashtu si zakonisht, Megi Doçi e cila ne kete takim ka arritur te shenoje plot 16 gola. Natyrisht qe niveli i kundershtarit le per te deshiruar dhe sulmuesja e njohur nuk e ka patur te veshtire te shenonte, megjithate dhe vlerat e kesaj lojtareje dihen.

Nderkohe, dy gola te tjere ne kete takim mbajne firmen e futbollistes Fabiola Caka, ndersa futbollistja Sanera Ahamadi ka shenuar tre gola ne kete ndeshje te sotme. Nga nje gol ka shenuar edhe amerikania Coad si dhe sulmuesja shkodrane Rosela Vasa.

Pas 12 ndeshjesh te luajtura, Vllaznia udheheq renditjen me 33 pike te grumbulluara dhe eshte ne vendin e pare, ndersa Gramshi eshte ne vendin e dyte me dy pike me pak.(www.shkodrasport.com)