Edhe java e dyte e kampionatit kombetar te futbollit te femrave eshte shoqeruar me fitore nga ana e ekipit kampion ne fuqi, atij te Vllaznise.
Kete here vajzat kuqeblu kane fituar me rezultatin e thelle 7-0 ndaj ekipit te Akademise Ajaks, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Duhet thene se diferencat ne fushe kane qene te medha dhe per kete arsye, ky takim i ka sherbyer stafit teknik te Vllaznise per te aktivizuar edhe disa futbolliste te reja.
Dy prej golave jane shenuar nga e njohura Megi Doçi, nje gol ka patur per autore futbollisten kamerunase te Vllaznise Goufanatiock dhe dy te tjere nga Gruda e Mustafaj.
Por nuk kane munguar te jene protagoniste me golat e tyre edhe futbollistet e reja Murati e Osmanaga. Ne kete menyre ekipi shkodran kryeson renditjen pas dy javeve te para, me pike te plota 6, aq sa kane edhe Apolonia e Kinostudio qe duket se do te jene edhe sivjet rivalet e tij per titullin kampion.
Kjo e fundit, nderkohe ka fituar ndaj Juban Danjes me rezultatin e thelle 7-1. Gjithsesi Vllaznia eshte ekipi per t’u mundur edhe sivjet dhe ajo shkon e sigurte drejt titullit te gjashte kampion.
© shkodrasport.com