Vllaznia e femrave U-16 po realizon një ecuri mjaft të suksesshme në kampionatin e kësaj grupmoshe në këtë edicion të dytë të tij.
Tashmë, kur kanë mbetur edhe vetëm katër javë nga fundi, kampionati po vijon rregullisht dhe dita e nesërme do të hapë siparin e javës së shtatë, me një ndeshje mjaft interesante për vajzat kuqeblu.
Kështu, Vllaznia U-16 ndeshjen e nesërme do ta luajë kundër Kinostudios së vendit të tretë. Patjetër që në këtë duel, shkodranet do të kërkojnë trepikëshin e rradhës për të vijuar me ecurinë pozitive që kanë pasur në këtë kampionat.
Ky takim është planifikuar të luhet në ora 10:00 në kryeqytet paraditën e nesërme. Ndërkohë që kujtojmë se, Vllaznia e femrave U-16 vijon të kryesojë renditjen me 16-pikë në total, duke marrë pesë fitore dhe vetëm një barazim në gjashtë javë kampionat.
Maringlen ZHIVANI