Mesditen e sotme Vllaznia U17 ne futboll per femra ka luajtur ne fushen “Reshit Rusi” ndeshjen e rradhes per kampionat. Ajo ka pritur ne fushen e saj ekipin e Elbasanit, te cilin e ka mundur me rezultatin e thelle 8-0.

Per vajzat e drejtuara nga trajnerja Paula Jaku gjithçka ka qene e lehte. Vetem ne pjesen e pare elbasanaset jane munduar te rezistojne megjithate futbollistet kuqeblu ia kane dale te shenojne dy gola njeri pas tjetrit, fillimisht me ane te Eglisa Hardhija dhe me pas me Lusil Cungu.

Ne pjesen e dyte nderkohe Vllaznia ka qene e vetme ne fushe sepse kundershtaret nuk kane mundur t’i rezistojne dhe kane shenuar edhe 6 gola te tjere. I treti mban firmen e Herta Hasaj, nderkohe qe me pas ne skene do te ngjitej futbollistja Ecrin Ileri qe do te shenonte 3 gola njeri pas tjetrit.

Nderkohe ne minutat e fundit do te kishte vend edhe per dy gola te tjere te shenuar nga Imelda Ara dhe Françeska Hila. Ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e thelle te ekipit shkodran ne shifrat 8-0.

Vllaznia vazhdon te kryesoje e vetme renditjen me 17 pike, nderkohe qe ka edhe nje ndeshje te fundit te luajtur dhe kesisoj do te mbyllet kampionati i rregullt per t’i lene me pas vendin fazes play-off ku padyshim qe synimi do te jete mbrojtja e titullit kampion.(www.shkodrasport.com)