Në pritje për të mësuar se cilat do të jenë dy skuadrat e fundit europiane që do të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën play-off nëpërmjet grupeve kualfikuese, janë zbuluar edhe dy ekipet që do të jenë pjesë e kësaj faze nga Nations League për të kompletuar kuadrin e plotë të 12 skuadrave që do të zhvillojnë dy raunde teke me eliminim të drejpërdrejtë për të përcaktuar edhe 3 kombëtaret e fundit që do të jenë pjesë e Katar 2022 nga Europa.
Dy dilemat e vetme janë se cila skuadër do të pozicionohet e dyta mes Finlandës dhe Ukrainës në grupin D, pasi në grupin E si Uellsi dhe Republika Çeke që aktualisht ndajnë mes tyre vendin e dytë dhe të 3-të do të jenë pjesë e fazës play-off pasi të dyja këto kombëtare kanë fituar grupet respektive në Nations League në Ligën B dhe kanë prioritet për të avancuar në play-off, dhe si do të jetë renditja e përfundimtare e grupit G, kush do të renditet e para mes Holandës, Turqisë dhe Norvegjisë dhe cila skuadër do të pozicionohet e dyta.
Kombëtarja tjetër që nuk arriti të ishte pjesë e play-off nëpërmjet eliminatoreve dhe ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në Nations League është Austria që në grupin F ku bënin pjesë edhe Danimarka, Skocia e Izraeli u rendit e 4-t, por grupin e saj në Ligën B të Ligës së Kombeve e mbylli në vendin e parë me 16 pikë. Ja cilat janë 12 skuadrat që do të sfidojnë njëra-tjetrën në dy raundet play-off për 3 vende në Botëror.
1.Portugalia (Vazo e favoriteve)
2.Italia (Vazo e favoriteve)
3.Rusi (Vazo e favoriteve)
4.Skocia (Vazo e favoriteve)
5.Suedia (Vazo e papërcaktuar)
6.Polonia (Vazo e papërcaktuar)
7.Republika Çeke (Vazo e papërcaktuar)
8.Uellsi (Vazo e jo favoriteve)
9.Austria (Vazo e jo favoriteve)
10.Maqedonia e Veriut (Vazo e jo favoriteve)
11.Finlanda ose Ukraina
12.Holanda, Norvegjia ose Turqia