Do te ndodhe keshtu pikerisht mbremjen e neserme. Kalaja “Rozafa” e njohur per historine dhe lashtesine e saj, do te shnderrohet kete here ne nje arene sportive sepse vizitore do te kete emra te rendesishem te kombetares shqiptare dhe jo vetem.

Futbollisti Elseid Hysaj ka zgjedhur kete pike historike per te celebruar martesen e tij me modelen bukuroshen Fiorenza Lekstakaj, me të cilën ka edhe një djalë të vogël, por ka vendosur që të organizojë edhe dasmën në qytetin e tij të lindjes, madje është planifikuar që ajo të zhvillohet në ambientet e Kalasë së Rozafës.

Pritet të ketë 400 të ftuar, sidomos të botës së sportit, yje të Seria A, ku nuk do të mungojnë shokët e tij më të ngushtë të skuadrës së Napolit.

Gjate gjithe dites se sotme ne Kalane “Rozafa” ka patur levizje te pazakonta. Pergatitjet kane nisur dhe ky objekt historik po shnderrohet ne nje ambjent dasme, diçka e rralle dhe qe nuk kishte ndodhur asnjehere me pare aty.

Elseid Hysaj me karrieren e tij eshte konsideruar gjithnje si nje nga krenarite e Shkodres dhe pikerisht per kete arsye, ai deshiron t’u tregoje italianeve dhe jo vetem atyre se kush eshte Shkodra, pikerisht nga lartesia e “Rozafes”.