Zherard Pike e di që mbyllja e kampionatit spanjoll në këtë sezon nuk ka si qëllim parësor aspektin sportiv. Klubet janë në vështirësi të madhe financiare për shkak të pandemisë dhe rifillimi do t’i mbante gjallë ata, edhe pse do të luhet në kushte eksteme dhe pa tifozë në stadiume.

“Gjithçka na e kanë shpjeguar mirë rreth mënyrës se si do të kthehet futbolli dhe testet, e filluam të premten dhe nesër kemi përsëri teste të tjera. Për momentin, jemi mjaft rehat me to. Kjo është situatë e veçantë por duhet të përshtatemi. E rëndësishme është që të gjithë të njohin protokollin dhe ta respektojnë.

Unë e kuptoj interesin e La Liga që të mbyllet ky sezon pasi ka shumë para në lojë. Të luajmë pa tifozë nuk na pëlqen, por ose do të bëhej kështu ose nuk do të mbyllej.

Do të jemi më të përgatitur për këto javë. Disa ditë stërvitje më shumë nuk do të na bënin keq”, tha ai duke u njohur me faktin se kthimi i La Liga planifikohet më 12 qershor. /vipsport