Ne futbollin shqiptar shpesh flitet per punen e Akademive dhe fokusin e tyre per rritjen e cilesise sportive, por ne fakt realiteti eshte tjeter gje. Tek Federata Shqiptare e Futbollit mendojne ndryshe. Vendimi i Komitetit Ekzekutiv te pak javeve me pare per ta çuar ne 7 numrin e te huajve qe mund te luajne ne Kategorine Superiore, tregon se fokusi ne fakt nuk do te jete me i perqendruar tek futbolli vendas.

Per me teper, qe ne sezonin e ardhshem do te kete nje aktivizim pa limit te futbollisteve te huaj. “Tepria” me aktivizimin e tyre ne fakt ka filluar qe tani dhe nuk ka shume nevoje per koment me ate se çfare ka ndodhur ne ndeshjen e javes se kaluar ne mes Bylisit dhe Elbasanit e mbllur ne shifrat e barabarta 1-1.

Në këtë ndeshje ndoshta është vendosur një rekord sa u takon lojtarëve të huaj. Janë aktivizuar 16 lojtarë të huaj të të dyja skuadrave, jo të gjithë në të njëjtën kohë, sepse rregullorja parashikon deri në 7 të huaj për një skuadër.

Në radhët e Bylisit u aktivizuan: Toni, Bruno, Peralta, Kamara, Malomo, Berko, Ofori, Viktor Da Silva dhe Mustafa. Për Elbasanin luajtën: Abalora, Loukili, Olberkis, Ibrahim, Ze Gomesh, Tsague dhe Xhoel.