Kanë përfunduar edhe ndeshjet e mbrëjes europiane, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020-të. Në total janë shënuar 14 gola në 5 ndeshje. Padyshim që më spektakolarja ishte ajo mes Hollandës dhe Gjermanisë, që ka përfunduar me rezultatin 2 – 3, ku gjermanët në minutën e 90-të kanë shënuar edhe golin e fitores.

3 herë kampionët e Europës në pjesën e dytë patën vetëm një aksion të rrezikshëm dhe atë e shndërruan në gol.

Më tej, Belgjika fitoi me rezultatin e pastër 0 – 2 ndaj Qipros. Nuk zgënjeu as Polonia në shtëpi ndaj Letonisë që përfundoi 2 – 0.

E vetmja ndeshje që përdfundoi në barazim ishte ajo mes Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut 1 – 1.

Qipro – Belgjike 0 – 2

Hollandë – Gjermani 2 – 3

Islandë e Veriut – Bjellorusi 2 – 1

Poloni – Letoni 2 – 0

Slloveni – Maqedoni e Veriut 1 – 1