Presidenti Kombëtar i Shoqatës Italiane të Arbitrave, Marcelo Niki ka deklaruar në një intervistë në “Rai 2” se kampionatet e futbollit mund të rinisin pa teknologjinë e re VAR të prezantuar vetëm pak kohë më parë.
Niki shpjegon se rifillimi mund të bëhet pa VAR-in, sepse njerëzit që punojnë brenda në dhomë janë shumë afër me njëri-tjetrin, çka rrit rrezikun që virusi të transmetohet.
“Mund të jetë diçka që do jemi të detyruar ta bëjmë. Ju e dini që operatorët janë afër njëri-tjetrit dhe nuk dihet ku kanë qenë përpara se të mbërrijnë në punë.
Ekziston rreziku që të mos ketë distancë sigurie. Gjithsesi, unë shpresoj që të mos ndodhë kjo gjë, por ky është një problem i mundshëm,” tha Niki.