Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare “mbeti” i futbollit, legjenda e Brazilit Pele.Pele, “mbreti” brazilian i futbollit, i cili fitoi tre Kupat të Botës, rekord dhe u bë një nga figurat më rëndësishme të sportit të shekullit të kaluar, ndërroi jetë këtë të enjte.
Flamurtari i “lojës së bukur” i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit me sëmundje të shumta.Agjenti i tij Joe Fraga konfirmoi vdekjen e legjendës braziliane.
I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, Pele kaloi gati dy dekada duke magjepsur tifozët dhe kundërshtarët si golashënuesi më i mirë me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit.
Me lëvizjet e tij, Pele orkestroi një stil të shpejtë dhe të rrjedhshëm që revolucionarizoi sportin, një dhunti e ngjashme me “samba” që personifikonte elegancën e vendit të tij në fushë.
Ai e çoi Brazilin në majat e futbollit dhe u bë një ambasador global për futbollin në rrugët e Sao Paulo, ku ai do të niste të luante me topa të improvizuar me një çorape të mbushur me gazeta ose lecka.