Ekipet shqiptare treguan edhe njëherë limitet e tyre në ndeshjet europiane. Duke filluar nga kampionët e Tiranës që u eleminuan që në raundin e parë të Champions League kundër Duddelange. Ku kryeqytetasit u dominuan në dy takime përballë luksemburgasve. Madje duke trumpetuar me prepotencë përmbysjen e rezultati në ndeshjen e kthimit në “Air Albania”.
E njëjta histori thuajse edhe me Partizanin. Të kuqtë e drejtuar nga Mehmeti fituan mes shumë sakrificash në ndeshjen e parë në Gjeorgji përballë Saburtalo në shifrat 0-1. E po ashtu tek “demat” ishin të sigurtë që do kualifikoheshin më tej pas suksesit në fushën kundërshtare. Por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi gjeorgjianët triumfuan pas penalltive në “Air Albania” ditën e djeshme.
E nëse kishte një skuadër me “këmbë në tokë”, ajo ishte Laçi. Kurbinasit pas barazimit në Shqipëri në shifrat 0-0 kundër Iskras, morën dje kualifikimin në tokën malazeze. Kjo falë një fitoreje 0-1, me një gol të shënuar nga Mentor Mazrekaj.
E bardhezinjtë që e kanë shndërruar në traditë kalimin e së paku një turi në kupat e Europës. Ndërsa do jetë rradha e Vllaznisë në javën tjetër që të bëjë debutimin për këtë edicion në Conference League.
E për të marrë një shembull duhet të hedhë sytë nga skuadra e Laçit. Që me kokën poshtë dhe me grintën e përqendrimin e duhur arrijnë të kenë sukses. Dhe patjetër duke pasur përballë një kundërshtar si Craiova, nuk mund të mendohet aspak nënvlerësimi dhe kuqeblutë do përpiqen të bëjnë më të mirën në aventurën e tyre europiane.
Endri ÇINARI