Biznesi i futbollit rritet çdo vit dhe sponsoret e skuadrave duhet gjithnje të shpenzojnë e me shumë për t’u reklamuar në stadiume apo tek fanellat e skuadrave europiane.
Sipas BBC Sport, në botën e futbollit të ardhurat nga sponsorët kanë shënuar rekord me një vlerë totalle prej 35 bilion euro të shpenzuara brenda 2019. Këto shpenzime janë në 4% me shumë se vitin e kaluar dhe pritet që vlera të rritet deri në merkaton e verës.
Kompanitë kryesore janë ato të shërbimeve financiare me 19% të vlerës totale, industritë e makinave dhe të avionëve në 14% dhe kompanitë e basteve dhe të alkoolit në 10%.
Sado që biznesi i futbollit rritet, aq më shumë rriten dhe paratë e shpenzuara dhe kjo nuk duhet që të na habisë…/newsport/