Futbollisti Senegalez Sadio Mane i cili po bën paraqitje të shkëlqyera në Premier League është parë që mban në dorë një telefon me ekran të copëtuar.

Ai është cilësuar si një nga 3 futbollistët më të mirë në botë dhe ka një pagë rreth 15 milion euro në vit.

Ky fakt nuk e bën atë që të blejë makina të shtrenjtë dhe ora më diamante.

Sadio Mane njihet si një person i veçantë, ai është një lojtarë i shkëlqyer në fushë por edhe një njeri i shkëlqyer në jetën e përditshme.

Shumë herë janë raportuar lajme se Mane ka ndërtuar shkolla, spitale, lajme që ai është munduar që të mos bëhen publike asnjëherë.