Futbollistët e Akademisë së KF Shkodra “nuk pyesin” për borën dhe ditën e sotme kanë zhvilluar stërvitje në një fushë të mbuluar prej saj. Kuptohet që ka qenë e vështirë për të zhvilluar një seancë normale megjithatë djemtë janë argëtuar mbi shtresën e bardhë që ka mbuluar fushën e kompleksit sportiv “Zmijani”.
Situata jo e mirë atmosferike që ka mbizotëruar prej disa ditësh në Shkodër i ka penalizuar ekipet sportive në stërvitjen e tyre. Por ndërkohë ata nuk mund të vazhdojnë më kështu dhe prandaj sot kanë zbritur në fushë.
E deklaroi edhe dje trajneri Piraniqi në prononcimin e tij për mediat kur para menaxherëve italianë, tha se futbollistët e vegjël duhet të punojnë shumë më tepër nëse duan të kenë një perspektivë më të mirë përpara për karrierën e tyre.
Dhe stërvitja e sotme në borë ka ardhur pikërisht prej saj. Vetë futbollistët u kanë kërkuar trajnerëve të tyre të mos stërviten më në kalçeto por të falin në fushën me borë për të zhvilluar seancën e rradhës.
© shkodrasport.com