Edhe vete Fabiani e kishte dorezuar pasaporten dhe ishte gati per t’u nisur bashke me shoket e ekipit drejt Italise per te marre pjese ne turneun e Roveretos. Por nuk kishte qene e shkruar nga Zoti te ndodhte. Aksidenti me motor i ndodhur kater dite me pare, i mori jeten atij ne moshen 13 vjeçare.
Shoket e ekipit nderkohe pasi kane kerkuar edhe mirekuptimin e familjareve te Fabianit, jane nisur drejt Italise, per te luajtur edhe per shokun e tyre qe u mungon shume.
Futbollistet e vegjel te “Djelmnia shkodrane” e kane pershendetur Fabian Shpatin nga poshte ne toke ku ndodhen ata, atje lart ne qiell ku eshte ngjitur tashme. Ata kane bere edhe nje foto per kete gje e cila eshte publikuar ne faqen e kesaj Akademie ku shkruhet:
“Shokët e tij të skuadrës ne turneun qe ti e doje aq shume po te pershendesin nga poshte ty atje lart ne qiell! Fabian, largimi yt ka lënë një boshllëk që nuk mbushet! Por ti do jesh gjithmonë pjesë e ekipit tonë, në çdo stërvitje, në çdo ndeshje, në çdo zemër. Pushofsh në paqe kampion i vogël, tani luan në fushat e qiellit, mes engjëjve!