Vemendja e te gjithe opinionit sportiv shqiptar padyshim qe per momentin eshte e perqendruar tek sfida qe kombetarja jone do te luaje sonte ne ora 20.45 ne “Wembley” ndaj Anglise. Nje ndeshje qe pritet me shume interes ndaj nje kundershtari shume te forte.

Mbeshtetja per kuqezinjte tane eshte e gjitheanshme dhe nuk i ka munguar edhe prej futbollisteve te Vllaznise. Me ne krye nje ish- futbollist te kombetares si Bekim Balaj, disa prej lojtareve shkodrane perpara seances se sotme kane bere nje foto ku te gjithe kane kryqezuar duart dhe gishtat duke bere shenjen e shqiponjes.

Kjo foto eshte postuar me pas ne faqen zyrtare te klubit bashke me urimin “Good Luck”. Dhe ne fakt, urimi per te patur fat duhet me shume se kurre sepse perballja me Angline eshte nje nga te veshtirat, por njekohesisht edhe me te rendesishmet per kombetaren tone.

Dhe nga Shkodra ia kane uruar ate. Mbetet te shohim performancen e te perzgjedhurve te Silvinjos, nderkohe qe nuk do te mungoje edhe mbeshtetja e zjarrte e tifozeve kuqezi nga shkallet e stadiumit mitik.(www.shkodrasport.com)