Dita e sotme ka qenë e fundit e këtij viti që trajneri Gjoka dhe stafi i tij ka qenë në krye të ekipit. Me shumë të ngjarë nesër e më pas, edhe ato do të shkojnë pranë familjeve të tyre për të kaluar festat e fundvitit. Por nga ana tjetër, u ka lënë porosi secilit prej futbollistëve për të zhvilluar programe individuale përgatitore. Po ashtu, stafi teknik mësohet se ka peshuar secilin prej lojtarëve dhe e njëjta gjë do të bëhet në ditët e para të janarit kur ekipi t’i rikthehet stërvitjeve.

Një gjë e tillë është bërë me qëllim për të mos lejuar shtimin në peshë të tyre duke abuzuar me ushqimin në këto ditë festash. Padyshim që një gjë e tillë është domethënëse sepse Vllaznia nuk ka kohë për të humbur dhe problemet fizike që ajo ka shfaqur deri më tani, nuk duhet të shfaqen më pas janarit. Për këtë arsye, më 5 janar, ekipi duhet të jetë në “top-formë” për të nisur fazën përgatitore.

© shkodrasport.com