Shtëpia e Big Brother Vip në Shqipëri nuk i ka shpëtuar futbollit. Mbrëmjen e sotme pritet që në shtëpi të futen disa futbollistë të Vllaznisë, kjo për t’i bërë surprizë njërit prej konkurrentëve.
Meridian Ramçaj prej disa javësh vijon konkurrimin në shtëpi, teksa veç një punonjës i klubit është edhe tifoz I hershëm i Vllaznisë.
Presidenti Alban Xhaferi I ka besuar Meridianit postin e marketingut në klub, teksa sot lojtarët e Vllaznisë do surprizojnë konkurrentin.
Ne spektaklin e pak ditëve më parë, nga Big Brother Vip Meridiani kërkoi të dinte se në cilën pozitë ishte skuadra shkodrane, ndërsa sot pritet që ai të surprizohet nga lojtarët e klubit të zemrës./newsport