Vllaznia e futbollit të femrave sot ka luajtur ndeshjen e rradhës, atë të Kupës së Shqipërisë përballë Kinostudios.
Një takim i rëndësishëm sepse bëhej fjalë për gjysmëfinalen e këtij kompeticioni dhe padyshim që shkodranet do të tentonin kalimin në finale.
Por futbollistet e këtij ekipi kanë patur edhe një arsye më shumë për ta fituar këtë ndeshje.
Pikërisht, për t’ia dedikuar trajnerit të tyre Nikolin Leka. Ky i fundit pikërisht sot ka patur ditëlindjen dhe për rrjedhojë, pas fitores 4-1 ndaj Kinostudios, të gjithë sëbashku kanë festuar gjatë.
Vajzat dhe presidenti Lazer Matia i kanë uruar 51 vjetorin e lindjes trajnerit Leka.
Ai në krye të kësaj skuadre prej dy sezonesh ka qenë shumë i suksesshëm dhe jo më kot, në Shkodër kanë arsye pse festat të bëhen gjithnjë e më të bukura.
© shkodrasport.com