Gjermania do të presë Kampionatin Evropian 2024, i cili do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik, ku pjesëmarrës janë 24 skuadra.
Skuadra e Julian Nagelsmann është në Grupin A me Zvicrën, Skocinë dhe Hungarinë dhe do të tentojë të fitojë titullin e katërt evropian në historinë e saj.

Nëse kombëtarja gjermane fiton titullin e kampionit të Evropës, do të marrë çmime rekord. Drejtori i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Andreas Rettig, konfirmoi se çdo futbollist do të marrë 400 mijë euro dhe çmime të tilla ishin përgatitur edhe për Euron e mbajtur në vitin 2021 dhe Kupën e Botës në Katar të mbajtur më 2022, por gjermanët kishin zhgënjyer.

Prandaj, DFB do të duhej të paguante 10.4 milionë euro për 26 lojtarë, gjë që nuk do të ishte problem duke pasur parasysh se UEFA do t’i paguajë më shumë se 28 milionë euro fituesit të Euros.

Meqë ra fjala, DFB pagoi premiot më të larta deri më tani kur Gjermania u bë kampione e botës në 2014, ku secili lojtarë mori nga 300 mijë euro për lojtar. /Telegrafi/