Pak ditë më parë, u mbyllën ndeshjet e para dhe të dyta të turit kualifikues për në Euro 2020, ku Shqipëria pësoi një humbje dhe mori një fitore, ndërkohë që Kosova e ka nisur aventurën e saj për herë të parë, duke marrë një barazim ndaj Bullgarisë.

‘France Football’ ka bërë një formacion me 11 futbollistët më të mirë në Botë, të cilët kanë shkëlqyer në këtë periudhë Kombëtaresh me skuadrat e tyre përfaqësuese dhe në këtë formacion bënte pjesë edhe mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti.

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut që tashmë aktivizohet te Kalmari, është vënë përkrah Danilos, Varane e Shulz për paraqitjen që ai ka bërë në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Sakaq, ‘France Football’ që jep edhe çmimin e ‘Topit të Artë’, ka bërë edhe një formacion për ndeshjet e para kualifikuese ku në këtë formacion bën pjesë mesfushori i Turqisë, Hakan Çalhanollu. Ai shkëlqeu në ndeshjen ndaj Shqipërisë duke shënuar dhe një supergol, gjë për të cilën gazeta ka paralajmëruar edhe Francën për ndeshjen që Turqia ka ndaj tyre. /VipSport/