Nesër Vllaznia do të luajë miqësoren e dytë, atë ndaj Shënkollit dhe sërish do të gjejë përballë vetes futbollistë shkodranë.
Tek Veleçiku në fakt ishin të shumtë, ashtu siç mund të jenë edhe tek Besëlidhja e ndonjë skuadër tjetër e këtij grupi.
Madje edhe tek Shënkolli ka futbollistë shkodranë. Me të ditët e fundit është bashkuar edhe sulmuesi Jurgen Gjini. Ai ka qenë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës fillimisht gjatë sezonit të kaluar ndërkohë që në fazën e dytë u bashkua me Tërbunin e Pukës.
Tashmë sulmuesi shtatëlartë që karrierën e nisi tek Vllaznia, do të provojë të japë kontributin e tij për ekipin e Shënkollit.
Ndërkohë nesër do të jetë përballë kuqebluve në miqësore dhe me siguri që do të synojë të tregojë vlerat e tij, si për të thënë se mund të ishte edhe ai pjesë e skuadrës shkodrane tashmë që ajo ka nevojë për një sulmues.
© shkodrasport.com