Ndeshja mes ekipeve të futbollit Versoix 2 dhe Kosova GE 2 është ndërprerë pas një zënke që më pas ka rezultuar të jetë fatale.
Loja ka dalë nga kontrolli kur po shkonte drejt fundit, ndërkohë që lojtari shqiptar Alban Ramiqi ka shënuar golin e parë për skuadrën e tj në minutën e 86-të, që mesa duket kjo ka çuar në acarimin e situatës.
Gjatë kësaj përleshjeje ka patur prej atyre që kanë shkuar në spital. Raportohet se një lojtar ka pësuar thyerje të 5 brinjëve dhe ka patur probleme në mushkri. Ndeshja është ndërprerë dhe nuk ka vazhduar më që nga ky moment.
Nënkryetari i skuadrës së Kosovës Qamil Sejdiu pas ndeshjes është shprehur se do të presin për të marrë një vendim më të qartë në ditët në vijim./newsport/