Turqia është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara për futbollistët shqiptarë, qofshin këta nga Shqipëria apo edhe shqiptarët e Kosovës.

Një numër i konsiderueshëm lojtarësh, kanë zbarkuar ketë sezon në Superligën turke si dhe në Ligën e Parë. Zyrtarizimi më i fundit është ai i futbollistit të Trepçes, Arb Manaj.

22-vjeçari nga Klina, i cili bëri një sezon fantastik me fanellën e Trepça 89’ është prezantuar së fundmi te klubi i Ankarasë që militon në Ligën e Parë.

Ka qenë vetë klubi nga Mitrovica, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka konfirmuar largimin e Manajt drejt Turqisë.