Një aksident tragjik i ka marrë jetën 23-vjeçarit shqiptar në Barcelonë. Bëhet fjalë për të riun nga Shkodra Klaudio Mirashi, i cili ishte duke udhëtuar me një mjet tip Mercedes Class A, kur u përplas me një kamion, teksa një copë metalike, iu shkëput kamionit, e cila ra mbi xhamin e përparmë të mjetit ku po udhëtonte i riu.
I apasionuar pas futbollit, 23-vjeçari ishte një sulmues, ku luajti për klubet e futbollit si: Villorba, Treviso dhe Kievo, deri në momentin që pësoi një dëmtim të rëndë.
I riu kishte ndjekur për një periudhë trevjeçare institutin Xhorxhi në Treviso, ku edhe ishte diplomuar. Klaudio Mirashi kishte lindur me 2 dhjetor 1999 ne Hot te Ri te Shkodres dhe pas disa vitesh familja e tij udhetoi drejt Italise per te jetuar, pikerisht ne Villorba.
Klaudio njekohesisht ndoqi pasionin e tij te madh futbollin me te cilin kaloi disa vite duke luajtur me ekipet e Trevisos, Chievos dhe Villorba.
Një dëmtim i kofshës ia kishte prerë dëshirën e madhe për t’u bërë futbollist profesionist. Gjatë kësaj periudhe ai ishte në kërkim të një pune dhe ëndrrash të reja për të ndjekur, por gjithçka u nderpre ne mes nga aksidenti i diteve te fundit duke lene te pikelluar pa mase babain e tij Kolen, nenen Mimozen dhe motren Klaudian./SHKODRA-SPORT.COM/