Lajme te mira per futbollistet e Akademise Vllaznia. Per njerin prej tyre, 16 vjeçarin Erik Lulaj, ka ardhur nje ftese per stervitje nga klubi i njohur spanjoll Real Valladolid dhe prej dy ditesh ai ka nisur stervitjen me ekipin U16 te tij.
Lulaj eshte nje futbollist me te dhena te mira dhe si rrjedhoje tashme do te kete mundesi te tregoje te gjithe arsenalin e tij edhe tek Akademia e klubit te njohur spanjoll. Nje lajm i tille eshte bere i ditur nga vete Akademia Vllaznia e cila ne faqen e saj shkruan:
“Erik Lulaj, sulmuesi i talentuar i ekipit U16 të Akademisë Vllaznia është ftuar nga klubi spanjoll Real Valladolid për t’iu bashkuar ekipit të tyre U16.
Kjo është një mundësi e artë për lojtarin tonë që me punë dhe përkushtim po bën hapa të mëdhenj për të ardhmen. Shumë suksese Erik!”
