Pas Erik Lulajt qe po stervitet ne Spanje tek Real Valladolid, nje tjeter futbollist i Akademise Vllaznia- Eris Kurtulaj ka bere nje stervitje disaditore tek Akademia e klubit te njohur italian te Udinezes. Kjo behet e ditur nga vete faqja e Akademise kuqeblu ne te cilen shkruhet:

“Klubi i Futbollit Italian Udineze ka ftuar për një periudhë prove lojtarin e talentuar të Akademisë së Futbollit Vllaznia, Eris Kurtulaj. Gjatë qëndrimit në Itali, ai është shoqëruar nga Drejtori i Akademisë, z. Alban Neziri, si dhe trajneri i ekipit U21 të Vllaznisë, z. Edmond Doçi.

Delegacioni kuqeblu është pritur me shumë ngrohtësi nga z. Angelo Trevisan, përgjegjës i sektorit të të rinjve në Udineze, dhe shefi i skouting-ut, z. Andrea Carnevale, të cilët shprehën vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim krijimin e më shumë mundësive për talentet e Vllaznisë.

Në kuadër të forcimit të këtij bashkëpunimi, drejtuesit e të dy klubeve janë dakordësuar për organizimin e një ndeshjeje miqësore mes ekipeve të grupmoshës 2009, e cila pritet të zhvillohet në muajin tetor të këtij viti”.(www.shkodrasport.com)