Lojtari i kombetares shqiptare Mërgim Mavraj ka dalë hapur në mbështeje të Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë të Kosovës, qeveria e të cilit u votua kundër në mocionin e mosbesimit disa ditë më parë.

Nje veprim i tille i ndodhur ne Parlamentin e Kosoves ka sjelle zemerinin e nje numri te konsiderueshem njerezish. Njeri prej tyre eshte edhe qendërmbrojtësi i kombetares kuqezi qe ka përdorur një nga shprehjet e shumta të këngëtarit Unikkatili.

“100 zogj t’pulave kundër 1 LUANI. Me Albinin”, shkruan Mërgim Mavraj, duke shprehur qartësisht mbështetjen e tij për një nga politikanët që ka fituar besimin e shumë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Kujtojmë që vetëm 51 ditë qëndroi në detyrën e kryeministrit Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja. Ne fakt perveç Mavrajt ka pature dhe figura te tjera te njohura te sportit qe i kane dale ne mbeshtetje atij, por kjo mbeshtetje gjithsesi nuk mjafton sepse kjo Qeveri tashme ka rene.