Eni Imami është një nga futbollistët që është përfolur këto ditë për një largim të mundshëm nga skuadra e Kukësit. Mbrojtësi kryeqytetas është kontaktuar nga newsport.al ku ka zbuluar se dëshiron të ndryshojë disa kushte në mënyrë që të qëndrojë te kampionët e Shqipërisë. Në të kundërt, 25-vjeçari kërkon të largimin. “Dëshira ime është të respektoj deri në fund kontratën që kam me ekipin tim!
Por, në qoftë se nuk ndryshojnë ca kushte dhe nuk gjejmë gjuhën e përbashkët me presidentin, uroj t’më lënë lojtar të lirë”, është shprehur fillimisht ai. Për sa i përket zërave që qarkullojnë për një interesim të Vllaznisë për shërbimet e tij, ai deklaroi: “Po është e vërtetë. Profesor Nesti ka pasur kontakte me menaxherin tim”, ka përfunduar për newsport.al Eni Imami.