Koronavirus prek edhe klubin e Napolit. Një prej futbollistëve të skuadrës italiane ka rezultuar pozitiv në testet e kryera për Covid-19.

Bëhet fjalë për sulmuesin Andrea Petagna, që ka qenë në huazim te skuadra e Spal deri në fund të sezonit që lam pas.

Ish sulmuesi i Atalantës, iu nënshtrua testimit pasi vëllai i tij kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.