Portieri i Reali Madridit, Andriy Lunin është infektuar me koronavirus.
Portieri i kampionëve të Spanjës ka rezultuar pozitiv gjatë testeve të bëra para ndeshjeve me kombëtaren Ukrainase. Lunin ka qenë i ftuar që te luajë në ndeshjen kundër Spanjës, por pasi rezultoi pozitiv ai do të vetizolohet për dy javë.
Së bashku me Lunin, Yuriy Pankiv gjithashtu portier, që është bashkuar me kombëtaren ka rezultuar pozitiv. Tashmë Ukraina ka vetëm një portier në dispozicion, Georgiy Bushcan.
“Që të tre të infektuarit janë në izolim në dhomat e tyre në Hyatt Regency Chantilly, ku ekipi është duke qëndruar,” thuhet në lajmin e publikuar nga skuadra e Ukrainës.
Ndërsa gjysma e ekipit është duke u trajnuar normalisht në Stade de France.