Dy dite me pare publikuam nje lajm qe kishte te bente me shprehjen e respektit te nje sportisti ndaj ish-trajnerit te tij. E kemi fjalen per nje dhurate qe futbollisti Kevin Haveri i kishte sjelle trajnerit te tij Malvin Meçarovi.
Por nderkohe, sot kemi nje tjeter rast te shprehjes se respektit dhe mirenjohjes ne mes paleve dhe serish ne mes nje sportisti dhe ish- trajnerit te tij.
E kemi fjalen per futbollistin aktual te Vllaznise Arsid Kruja. Ai ka patur sot takim me njerin nga trajneret me te cilet eshte stervitur ne nje moshe te re, pikerisht Valmir Kurtin.
Ndonese kane kaluar shume vite qe atehere, respekti eshte ruajtur dhe kjo ka ndodhur edhe ne kete perballje te sotme ne mes tyre. Trajneri Kurti ka postuar nje foto me Krujen dhe krahas saj shkruan:
“Respekti i sportistave eshte mirnjohja me e madhe..eshte kenaqesi qe tani i shikon ne fushen e blerte duke dhene kontributin per Vllaznine. Perveçse je sportist model, je edhe djale model. Faleminderit Arsid Kruja”./SHKODRA-SPORT.COM/